Një tjetër denoncim vjen nga banorët e Fushë Gjorem, në Laç, të cilët kanë marrë iniciativën të investojnë vetë në rregullimin e rrugëve, për shkak të mungesës së investimeve nga autoritetet.
“Edhe pse paguajmë taksat e makinave sipas ligjit, jemi të detyruar të mbulojmë vetë kostot për rrugët tona. Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Cara, duhet të hedhë sytë edhe tek ne, sepse edhe ne jetojmë në Shqipëri. Këtu nuk investohet as në rrugë, as në ndriçim, as në ujësjellës. Gjendja është njësoj si 20 vite më parë, pa asnjë ndryshim,” – shprehet qytetari për JOQ Albania.
Ata kanë rregulluar rrugën e fshatit me paratë e tyre teksa nxjerrin blof vjedhjen e buxhetit të bashkisë nga zyrtarët.