Ekspertët grekë të sizmiologjisë në ankth: Pritet goditja e fuqishme

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.02.2025, 17:28

Më shumë se 6,400 tërmete janë regjistruar në zonën Santorini – Amorgos midis 26 janarit dhe 3 shkurtit, sipas një deklarate të Komitetit Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës. Të dhënat tregojnë se më 2 shkurt janë shënuar mbi 1,300 tërmete, ndërsa më 3 shkurt numri i tyre ka tejkaluar 1,400.

Ekspertët e komisionit vërejnë se aktiviteti sizmik në këtë zonë mund të ketë tiparet e një “tufe tërmetesh”, pasi deri më tani nuk është regjistruar një tërmet me magnitudë dukshëm më të madhe që mund të konsiderohet si tërmeti kryesor.

Sipas studiuesve, shkalla e sizmicitetit po rritet, ndërsa pasgoditjet tregojnë një shpërndarje kohore në rënie. Për më tepër, magnituda e pasgoditjeve është zakonisht më e vogël me rreth 0.5 njësi krahasuar me tërmetin kryesor.

Çfarë pritet?

Një nga skenarët e mundshëm është që aktiviteti sizmik të vazhdojë me një magnitudë më të vogël dhe një numër më të ulët tërmetesh, por të zgjasë për muaj të tërë, siç ndodhi me tërmetet në Tebë.

Një tjetër skenar parashikon që “tufa e tërmeteve” të nxisë shkëputjen e një pjese të konsiderueshme të një çarje të madhe aktive në zonë, duke shkaktuar një tërmet kryesor, pas të cilit aktiviteti sizmik do të zhvillohej si një sekuencë e zakonshme pasgoditjesh.

Megjithëse ky shpërthim sizmik po ndodh brenda harkut vullkanik aktiv të Egjeut Jugor, shkencëtarët theksojnë se nuk ka asnjë rrezik për një shpërthim vullkanik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit