Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 28-vjeçar, i identifikuar si D. Gj., dyshohet se ka sulmuar dy persona, një 49-vjeçar dhe një 72-vjeçar, të cilët janë baba e bir. Sipas informacioneve, ai nuk ka vepruar i vetëm, por në bashkëpunim me një tjetër person ende të paidentifikuar.
Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, D. Gj. dyshohet se ka goditur me automjet 72-vjeçarin, i cili është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Rasti është referuar në Prokurori, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.