Një 25-vjeçar nga Vlora është ndaluar nga autoritetet pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë të mitur përmes mesazheve të vazhdueshme në WhatsApp.
Sipas burimeve policore, i riu, i identifikuar si H. M., ka kontaktuar në mënyrë të përsëritur vajzën, duke shkaktuar shqetësim. Pas hetimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kibernetik, ai është ndaluar dhe ndaj tij po vijojnë procedurat ligjore përkatëse.