Një qytetar nga Elbasani ka bërë një denoncim në JOQ për për vjedhjen e makinës së tij, një BMW me targë AB902EE. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e kryqëzimit të Cerrikut.
Pronari i mjetit ofron një shpërblim prej 500 eurosh për këdo që mund të ndihmojë në gjetjen e automjetit.
Në komunikimin me redaksinë, qytetari ka konfirmuar se nuk ka pamje nga momenti i vjedhjes dhe ka bërë denoncim në polici, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë dokument zyrtar për këtë rast.
Ai bën apel për ndihmë dhe informacion nga qytetarët.