36% e kërkesave të emigrantëve për votim janë refuzuar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.02.2025, 15:30

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, emigrantët shqiptarë do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Procesi i regjistrimit të tyre ka nisur më 11 janar dhe do të përfundojë më 4 mars të këtij viti.

Regjistrimi po realizohet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më 4 shkurt 2025, janë dorëzuar gjithsej 141,435 kërkesa për regjistrim. Nga këto, 69% janë miratuar, duke e çuar numrin e zgjedhësve të regjistruar në 87,596.

Vendet me më shumë kërkesa të miratuara

Numrin më të madh të kërkesave të miratuara e kryeson Italia, nga ku vijnë 33% e aplikimeve të aprovuara. Pas saj renditen:

Greqia me 25%,

Gjermania me 13%,

SHBA me 10%,

Anglia me 8%,

dhe shtete të tjera me përqindje më të ulëta.

Kërkesat e refuzuara

Nga totali i aplikimeve, 36% janë refuzuar, përfshirë edhe rastet kur një votues është përpjekur të regjistrohet më shumë se një herë. Kërkesat e refuzuara sipas vendeve janë si më poshtë:

Italia: 46% e kërkesave të refuzuara,

Greqia: 27%,

Gjermania: 12%,

SHBA: 3.5%,

Anglia: 3.2%,

dhe përqindje më të vogla nga shtete të tjera.

Analiza e kërkesave sipas shteteve, grupmoshës dhe qarqeve

Nga të dhënat e KQZ, rezulton se Italia kryeson edhe për numrin e përgjithshëm të kërkesave të dorëzuara (përfshirë ato të refuzuara), me 53,419 kërkesa ose 38% të totalit. Më pas vijnë:

Greqia me 27%,

Gjermania me 12%,

SHBA me 7%,

Anglia me 6%,

dhe vende të tjera.

Në aspektin e moshës, 28% e aplikantëve i përkasin grupmoshës 26-35 vjeç, ndërsa 27% janë në grupmoshën 36-45 vjeç. Pjesa tjetër shpërndahet si vijon:

46-55 vjeç: 19%,

Mbi 56 vjeç: 16%,

18-25 vjeç: 10%.

Ndërkohë, regjistrimet sipas qarqeve tregojnë një përqendrim më të madh të votuesve në:

Tiranë (19%),

Fier (14%),

Korçë (11%),

Durrës dhe Elbasan (nga 8%),

Vlorë dhe Berat (nga 6%),

Shkodër (4%),

dhe qarqe të tjera me përqindje më të vogla.

Me regjistrimin e emigrantëve për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, ky proces shënon një hap të rëndësishëm në përfshirjen e diasporës në jetën politike të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit