Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.02.2025, 09:46

Presidentja e Republikës Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa sot pritet të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Ky njoftim është bërë në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Takimi është paraparë të mbahet në ora 09:30, sipas kohës lokale atje.

“Në orën 9:30, zyrtari i lartë i Byrosë, Louis Bono takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një takim i tillë nuk është paralajmëruar nga Presidenca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit