Mbi qindra denoncime mbërrijnë vazhdimisht në Joq Albania në lidhje me vonesat e shpeshta të shërbimit të urgjencës, duke pasqyruar kështu një menaxhim të papranueshëm të këtij shërbimi nga drejtuesi aktual, Skënder Brataj.
Por përveç vonesave, një problem tjetër i madh janë edhe kushtet që ofrojnë këto ambulanca. Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje që tregojnë se si në mes të kryeqytetit, ambulancat e Urgjencës Kombëtare nuk kanë as xhama dhe për izolimin e tyre përdoren plastmasë të ndryshëm.
Në këto rrethana, natyrshëm lind pyetja se çfarë mund të presë një pacient i sëmurë, kur ambulanca s’ofron as kushtet minimale? Ku shkojnë milionat që Skënder Brataj merr nga buxheti për ambulanca, pajisje mjekësore për to e jo vetëm?
Të gjitha këto pyetje marrin lehtësisht përgjigje nga fatalitetet për shkak të vonesave dhe gjendjes së ambulancave.