Vendimi i fundit i Gjykatës së Vlorës për të nxjerrë në arrest shtëpie Engjëllush Deliajn ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha për funksionimin e drejtësisë së re në vend.
Deliaj është krimineli që masakroi gruan e tij, Hati Deliaj, duke e lënë të vuante për një javë të tërë pa asnjë ndihmë mjekësore, derisa ajo ndërroi jetë.
Kriminelët që vrasin gratë e tyre sot mund të ndihen më të sigurt, duke parë se sistemi i drejtësisë nuk i ndëshkon siç duhet, por përkundrazi u krijon lehtësira.
Rasti i Engjëllush Deliajt është një kambanë alarmi për gjithë shoqërinë dhe veçanërisht për institucionet e drejtësisë, të cilat duket se po i mbrojnë vrasësit në vend që të sigurojnë drejtësi për viktimat.
Në vijim denoncimi i qytetarit:
“Drejtësia e re e ka nxjerrë vrasësin Engjëllush Deliaj në arrest shtëpie, në mënyrë që ta presë sa më i qetë procesin gjyqësor.
Engjëllush Deliaj është krimineli që masakroi gruan e tij, Hati Deliaj, duke e lënë në atë gjendje për një javë rresht dhe duke i mohuar çdo lloj ndihme mjekësore, derisa ajo dha shpirt. Ky vendim skandaloz eshte marre nga gjykata e Vlores, me sakte gjyqtarja Dorina Stroka. E njejta gjyqtare ka dhene ne shkalle te pare "arrest me burg me afat 45 dite" per Engjellush Deliaj. Ky vendim skandaloz u hodh poshte nga Gjykata e Apelit Tirane, e cila e la Engjellush Deliaj ne arrest me burg pa afat. Nderkohe dje, pikerisht ne diten e 6 mujorit te vrasjes se Hati Deliaj, me date 4 shkurt, Gjykata e Vlore ka dhene masen arrest shtepie per Engjellush Deliaj. Vendimi zbardhet brenda disa ditesh dhe une do t'jua dergoj bashke me dy vendimet e meparshme.
Çdo kriminel që vret gruan sot ndihet më i qetë, sepse ka shokët e tij kriminelë brenda sistemit të drejtësisë që do ta mbrojnë”, shkruan qytetari.