Tirana po përjeton një rritje të çmendur të çmimeve të pasurive të paluajtshme, duke e bërë kryeqytetin shqiptar një ndër më të shtrenjtët në rajon. Një apartament 2+1 në godinën luksoze Book Building, pranë Sheshit Skënderbej, është në shitje për 6200 euro për metër katror, një çmim që po shokon qytetarët.
Me një sipërfaqe prej 151m² dhe orientim Veri-Lindje, ky apartament ndodhet në një nga kullat më të reja dhe më të diskutueshme të Tiranës, e cila jo vetëm që ka ndryshuar siluetën e qytetit, por edhe ka errësuar pamjen ikonike të Sahatit të Tiranës.
Çmimet e apartamenteve në kryeqytet po arrijnë nivele të paprecedenta, duke ngritur pyetje të mëdha mbi përballueshmërinë e tregut dhe ndikimin e ndërtimeve të reja në jetën e qytetarëve. A është ky një treg i shëndetshëm apo një flluskë që mund të shpërthejë?