Kushtet mesjetare në Njësinë nr. 3 në Elbasan, Gledian Llatja duarkryq para përgjegjësive

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.02.2025, 17:04

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen alarmante në Njësinë Administrative Nr. 3 në Elbasan, shoqëruar me një foto ku duket një ambient pune i amortizuar.

Ai fajëson kryetarin e bashkisë, Gledian Llatja, për mungesën e investimeve, duke e krahasuar godinën me një ndërtesë mesjetare.

Qytetari kërkon të ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e kushteve të punës.

Mesazhi i qytetarit:

“Dua t’ju dërgoj një fotografi nga Njësia Administrative nr. 3 në Elbasan për t’ju treguar kushtet mizerabël që kanë punonjësit e sotëm në vitin 2025.

Këto kushte i ofron punonjësve kryetari Gledian Llatja. Godina si në mesjetë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit