Mjekimet që rekomandohen zakonisht nga doktorët për të trajtuar presionin e lartë të gjakut janë provuar se gradualisht shkatërrojnë aftësinë e veshkave për të filtruar gjakun por mënyra sesi kjo ndodhte ka qenë një mister.
Tashmë studiuesit e shkollës mjekësore të Virginia, SHBA thonë se kanë zgjidhur misterin.
Ata thonë se të gjitha mjekimet e tensionit të gjakut programojnë veshkat të bëjnë diçka tjetër në vend të punës së rëndësishme të filtrimit të gjakut.
Veshkat nisin të prodhojnë një hormon të quajtur renin, i cili rrit fundet e nervave dhe qelizat e enëve të gjakut në veshka. Kjo shkakton gërvishtje dhe inflamacion që ka pasoja të rënda për veshkat, thuhet në njoftimin e universitetit.
Studimi i publikuar në revistën mjekësore ‘Circulation Research’, thotë se kjo është një "sëmundje e heshtur por serioze" ku veshkat shndërrohen në “zombi” pasi heqin dorë nga detyra e tyre kritike.
Studiuesit thonë se tani një njohin shkakun, hapi i ardhshëm është të krijojnë mjekime efektive të tensionit të gjakut që nuk nxisin prodhimin e hormonit.
"Edhe mjekimet që konsiderohen më të sigurta mund të jenë dëmtuese për veshkat. Prandaj duhet të kuptojnë plotësisht efektet e tyre”, tha Dr. R. Ariel Gomez i institucionit të Virginia.
Mjekime të tilla përfshijnë ato që i jepen pacientit sapo ai diagnostikohet me tension të lartë gjaku, si enalapril, lisinopril, ramipril e të tjerë, për miliona njerëz në botë.
Tensioni lartë i gjakut mund të shkaktojë atak kardiak, ishemi dhe gjendje të tjera të rënda kardio-vaskulare.
Megjithse mjekimet konsiderohen “të sigurta” nga stabilimenti, studiuesit thonë se ato nuk janë pa rreziqe, pasi shkaktojnë dëme në veshka, në urinim apo enjtje të këmbëve ose kriza të tjera.