Vitin që kaloi rreth $18 miliardë dollarë (7 trilionë dram) janë luajtur luajtur në aktivitete bixhozi kryesisht online në Armeni, në një statistikë të vrazhdë të sjellë nga zyra vendase e të ardhurave.
Zyrtarët shtonin se shuma totale e luajtur në 2024 ishte 17 herë më e lartë se ajo e vitit 2018 dhe tashmë kalonte borxhin kombëtar.
Në një konferencë shtypi kryeministri Nikol Pashinyan tha se qeveria po përpiqet të vendosë kufizime por nuk mundet të ndalojë bixhozin pasi sipas tij "është i përhapur globalisht".
“Nëse njerëzit nuk vendosin dot baste në Armeni do t’i vendosin në ndonjë vend tjetër, janë baste online. Edhe nëse kufizojmë internetin, do të na akuzojnë për kufizim të lirive apo për hapa diktatoriale”, tha kryeministri duke refuzuar përgjegjësinë për plagën e rëndë që ka përfshirë vendin.
Zyra e statistikave tha se vitin që shkoi bastet e luajtura në Armeni arrinin në 7.236 trilionë dram ($18.32 miliardë).
Nderkohë shuma e luajtur kalon borxhin kombëtar të Armenisë prej $5.4 miliardë, siç ka bërë për disa vite rresht tashmë.