Një ekspert delfinësh ka thënë se loja e qëllimshme e tyre duke terrorizuar peshkun grykë-fryrës, bëhet për të marrë efektet haluçinogjene nga toksinat që ai lëshon, dhe kjo nuk është zbavitja e vetme e delfinëve.
Pra duket se njerëzit nuk janë të vetmit që tentojnë të abuzojnë me substancat që ndryshojnë ndjesitë e tyre. Kuajt raportohet se njohin dhe konsumojnë barëra haluçinogjene, madje dhe elefantët tentojnë të dehen me fruta të mbi-pjekura ose likene narkotike.
Delfinët i bashkohen kësaj kategorie pasi pamje të fundit nga një dokumentar tregonin një tufë delfinësh që luanin mes tyre me peshkun e fryrë helmues.
Peshku grykëfryrës ka një kimikat të fortë mbrojtës që lëshon kur është i kërcënuar. Por në dosa të vogla kjo toksinë duket se sjell një gjendje zbavitëse të ndërgjegjes, të cilën delfinët e përdorin për lojë, shkruan rrjeti Daily News
Delfinët filmoheshin duke luajtur butësisht me peshkun e fryrë me njëri-tjetrin për gati 20-30 minuta, ndryshe nga peshqit e kapur të cilët ata i hanë menjëherë.
Gjatë lojës ata shiheshin që pluskonin lirisht deri afër sipërfaqes sikur të shikonin veten në pasqyrë.