Miliardat e ARRSH që u ka shpërndarë Gjylja e Ballukut oligarkëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.02.2025, 13:45

Transaksionet në shifra të çmendura të Gentian Gjyli së ARRSH kundrejt klientëve të shtetit, do të zbardhen në këtë artikull me shifra dhe emra kështu që mbani vëmendje të plotë se si futen pa kriter paratë e taksapaguesve shqiptarë në xhepat e oligarkisë.

Për vetëm 3 javët e para të Janarit 2025, ARRSH ka lëvruar nga Buxheti i Shtetit mbi 167 MILIARD Lekë për kompanitë që i janë dhënë disa nga tenderat më të majmë të prokurimeve publike.

Gjyli është titullari që ka falur në xhepat e miqve të qeverisë më shumë para se të gjithë drejtuesit e tjerë të institucioneve shtetërore. Në pagesat e Transaksioneve të Thesarit të zbardhura nga OpenData pjesën më të madhe e zënë ato për klientët buxhetorë të Unazës së Jashtme.

LISTA OLIGARKIKE, TENDERA MBI (1 MILIARD LEKË)

Gjoka Konstruksion (Rrok Gjoka)

4,3 MILIARD Lekë për Lotin 6 të ndërtimit të Unazës së Jashtme + 1,8 MILIARD Lekë për të njëjtin tender

2,2 MILIARD Lekë për rehabilitimin e rrugës Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

1.4 MILIARD Lekë + 1 MILIARD Lekë për sistemimin e asfaltit për rrugën e Cerenecit-Peshkopi

TOTALI: Mbi 8,9 MILIARD Lekë


ALB STAR (SADIK DHE IDAJET ISMAILAJ)

1,3 MILIARD Lekë për ndërtimin e segmentit I të rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi I Ri-Shkozë, Urat mbi lumin Tirana

4,5 MILIARD LEKË + 4,3 MILIARD LEKË për ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë, Urat mbi lumin Tirana.

TOTALI: Mbi 10,1 MILIARD LEKË


GECI (Ram Geci)

1 MILIARD LEKË për ndërtimin e rrugës Porto Romano Durrës, Loti 3

1,1 MILIARD LEKË për plotësimin e punimeve të mbetura në aksin Porto Romano-Durrës Loti 3

1,3 MILIARD LEKË për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Porto Romano-Durrës, Loti 3

1,4 MILIARD LEKË për plotësimin e punimeve të mbetura në aksin Porto Romano-Durrës Loti 3

TOTALI: 4,8 MILIARD LEKË


A.N.K (AGIM KOLA, NDUE KOLA)

1,4 MILIARD Lekë + 1,7 MILIARD Lekë + 1,2 MILIARD Lekë + 1,1 MILIARD Lekë + 1,5 MILIARD Lekë + 2,4 MILIARD Lekë për fazat e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë

3,4 MILIARD Lekë për ndërtimin e Rrugës Korçë-Ersekë Loti 2

TOTALI: 12,7 MILIARD LEKË


MC NETWORKING (ENDRI MEKSI)

4,1 MILIARD Lekë për Qendrën e monitorimit të trafikut (200 km), Faza e Parë


ALB-BUILDING (PËLLUMB BETA, ODHISE BRESHA)

2,2 MILIARD Lekë për ndërtimin e rrugëve te mbikalimi i Teg & rrugëve lidhëse të tij

2,3 MILIARD Lekë + 6 MILIARD Lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

TOTALI: 10,5 MILIARD Lekë


GPG COMPANY (PAQSOR BUZI)

1 MILIARD Lekë + 1,5 MILIARD Lekë + 3,2 MILIARD Lekë për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5

1,1 MILIARD Lekë për nëdrtimin e rrugës Berat-Ballaban Loti 1

TOTALI: 6,7 MILIARD Lekë


4 AM (BASHKIM ULAJ)

2,8 MILIARD Lekë + 1,4 MILIARD Lekë + 2,1 MILIARD Lekë për ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri Loti 2

2,3 MILIARD Lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza II

GENER 2 (BASHKIM ULAJ)

2,6 MILIARD LEKË për rivitalizimin e Skarpateve në rrugën Kardhiq-Delvinë

TOTALI: 10,8 MILIARD LEKË


2T (ARTAN SAKO, DRITAN TROKSI)

2,7 MILIARD Lekë + 6,6 MILIARD Lekë për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7

1,6 MILIARD Lekë + 2,6 MILIARD Lekë + 2,3 MILIARD Lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan- Qafë Thanë (Faza III)

TOTALI: 15,8 MILIARD LEKË


SALILLARI (PËLLUMB SALILLARI)

3,3 MILIARD Lekë + 3,1 MILIARD Lekë për plotësimin, rakordimin dhe vazhdimin e punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT

1,3 MILIARD Lekë + 1,2 MILIARD Lekë përndërtimin e rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit

2,2 MILIARD Lekë për lotin 4 "Kontrata D "Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Jugo Shk

TOTALI: 11,1 MILIARD LEKË


RS&M (NIKOLLA ÇAÇI)

1,3 MILIARD LEKË për përmirësimin e sinjalit Horizontal, Vertikal & Pajisje të Sigurisë Rrugore në Akset e Rajonit Qendror, L 2 (2024)


ANTE GROUP (DHJUS BUSHAJ)

1,4 MILIARD LEKË + 2,2 MILIARD Lekë për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit

TOTALI: 3,6 MILIARD LEKË

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit