“Jeta vazhdon, kam përgjegjësi”, 20-vjeçarja shqiptare nuk largohet nga Santorini: Familja ka ikur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2025, 14:33

Në ishullin e Santorinit, ku toka vazhdon të dridhet nga aktiviteti i shtuar sizmik, disa banorë, mes tyre shqiptarë kanë zgjedhur të qëndrojnë, pavarësisht pasigurisë që sjellin tërmetet.

Këta njerëz kanë përgjegjësi që nuk mund t'i braktisin, ndërsa disa të tjerë nuk kanë frikë nga lëkundjet pasi kanë përjetuar sprova edhe më të ashpra.

Xheni Baja, një recepsioniste 20-vjeçare që punon në hotelin De Sol, është një nga ata që ka vendosur të mos largohet. E reja shqiptare kishte mundësinë të largohej në Athinë ose në Shqipëri, por fillimisht nuk kishte frikë.

“Në fillim, situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohem”.

Megjithatë, kur tërmetet u bënë më të shpeshta, ajo filloi të ketë dyshime, por sërish është e vendosur të qëndrojë.

“Të afërmit e mi tashmë janë larguar, por unë nuk kam ndërmend të largohem për momentin".

Për Xhenin jeta në Santorini vazhdon, edhe pse toka nën këmbët e saj nuk është gjithmonë e qëndrueshme.

Nga ana tjetër, Antonis Koronios, 74 vjeç, është një tjetër banor që nuk e ka menduar asnjëherë largim. Ai është lindur dhe rritur në Santorini dhe ka përjetuar tërmetin e madh të vitit 1956. Ai nuk ka frikë nga magnitudat e tërmeteve dhe ka një marrëdhënie të thellë me ishullin dhe kafshët e tij.

"Kush do të kujdeset për kafshët e mia? Nga çfarë duhet të kem frikë në moshën time? As vullkani, as tërmeti, asgjë”.

Sofia Athanasiadou, e cila ka jetuar dhe punuar në Santorini për 21 vjet, gjithashtu nuk ka menduar asnjëherë të largohet, edhe kur tërmetet u bënë një dukuri e përditshme.

“Nuk u largova sepse kam përgjegjësi, si në punën time ashtu edhe si qytetare. Unë nuk dua t'i lë klientët e mi pa dikë që t'i shërbejë. Unë e di se çfarë të bëj në rast tërmeti, kam ndjekur seminare të ndihmës së parë dhe mund të ofroj ndihmë nëse është e nevojshme. Jam në dijeni të planit të Talos dhe seriozitetit të situatës ”.

Edhe pse ajo vetë qëndron në ishull, ajo i dërgoi dje me avion në Athinë fëmijët e saj, 13 dhe 14 vjeç , te miqtë e familjes, për një siguri më të madhe.

" Unë qëndrova me burrin tim. Ne jemi këtu për klientët tanë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit