Pasojat e rënda të pesticideve e fertilizuesve bujqësorë në shëndetin e njeriut

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.02.2025, 14:04

Ndotja është një nga problemet kryesore sot në botë pasi fermerët nxiten nga sistemi të përdorin një seri fertilizuesish kimikë për të rritur prodhimin, menaxhuar barërat ose insektet e këqija, ndërsa studimet për dëmet e tyre te ushqimi apo shëndeti i njeriut janë çuditërisht të pakta.

Por ato janë provuar që dëmtojnë shëndetin teksa numri i sëmundjeve në popullatën e planetit vjen duke u shtuar si rezultat i përdorimit të pafrenuar të helmeve në tokë, në ujë e në ajër.

Studimi publikuar në revistën shkencore Toxicology and Industrial Health, sugjeron se kombinimi i kimikateve të ndryshme bujqësore ka dëmtuar sistemin imunitar dhe endokrin të njeriut, si dhe shëndetin e tij neurologjik.

Përdorimi i agrokimikateve është vlerësuar nga qeveritë si një “armë e fuqishme e në rritjen e prodhimit", por nitratet e fosfatet e përdoruara po absorbohen nga bimët e toka, duke bërë që toksinat e tyre të hyjnë në zinxhirin ushqimor që nga drithërat e perimet, duke krijuar gjendje të rënda shëndetsore te njeriut.

Analizat e dy dekadave të fundit tregojnë se ekspozimi ndaj kimikateve është përgjegjës për çrregullime nervore, defekte te embrionit si dhe disa tipe kanceri.

Metalet e rënda si mërkuri, plumbi, uraniumi janë zbuluar në pesticide, të cilat akumulohen në trupin e njeriut duke shkaktuar dëme e kancer në veshka, mëlçi.

Kimikatet që lëshohen në tokë kanë dëmtuar rëndë ekosistemin e mikrobeve të dheut duke ndryshuar pH e saj, dhe rrjedhimisht duke reduktuar fertilitetin.

Megjithëse industria thotë se pesticidet janë thelbësore në plotësimin e kërkesës për ushqim, reduktimi cilësisë së këtij ushqimi është shkaktar i shumë problemeve shëndetësore.

Pasojat e tyre në shëndet përfshijnë çrregullime dermatologjike, gastrointestinale, neurologjike, respiratore, të sistemit të riprodhimit e sistemit endrokrin (shkruajnë studiuesit Osman, 2011;Weisenburger, 1993;Mnif,2011).

Prandaj menaxhimi fertilizuesve është thelbësor dhe kërkon planifikim, reduktim apo zëvendësim të kimikateve helmunese.

Zgjedhja më e mirë për fermerët dhe konsumatorët është opsioni organik (pa fertilizues) për të krijuar një mjedis të shëndetshëm natyral dhe ruajtjen e shëndetit, edhe pse kjo kundërshtohet ashpër nga industria prodhuese që kërkon fitimet e saj cilatdo qofshin pasojat në shëndetin e njeriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit