Një kliente ka denoncuar një rast mashtrimi në dyqanin Zara në TEG, duke akuzuar markën për mosdeklarimin e saktë të çmimeve në etiketë.
Ajo thotë se shuma që duhej të paguante ishte 15,958 lekë, por në arkë rezultoi më e lartë për shkak të shtimit të TVSH-së.
“Zara nuk reklamon çmimet si duhet. Në etiketë duket më lirë, por në arkë shtohet TVSH. Kjo është vjedhje dhe mashtrim!” – shprehet qytetarja, duke kërkuar transparencë dhe demaskimin e markës për rritjen dhe mosdeklarimin e çmimit real të produkteve në faturë.
Ky denoncim ngre pikëpyetje mbi praktikat e çmimit të produkteve në Zara dhe nëse ka raste të tjera të ngjashme.
Kompania nuk ka reaguar mbi këtë çështje.