Shtretërit në pedriatinë e Shkodrës si pikturat e Edi Ramës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.02.2025, 13:19

Shërbimi pediatrik në Shkodër po përballet me një situatë të rëndë, ku mungesa e shtretërve, pajisjeve dhe medikamenteve po e bën thuajse të pamundur ofrimin e një kujdesi mjekësor dinjitoz për fëmijët në nevojë.

Prindërit dhe qytetarët shprehen të revoltuar për gjendjen e mjerueshme të spitalit, duke denoncuar mungesën e kushteve elementare. “Fëmija im sot nuk ka një krevat ku të ulet, nuk ka një dhomë higjienike për të marrë shërbimin mjekësor,” shprehet një prind i indinjuar.

Në mes të kësaj situate alarmante, qytetarët drejtojnë akuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e cilësuar atë përgjegjës për shpërdorimin e fondeve të destinuara për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore në Shkodër.

“Ai i vodhi fondet e spitalit, dhe sot fëmijët tanë po vuajnë pasojat. Drejtësia duhet të veprojë!” thekson një tjetër qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit