Kanceri i mushkërive tashmë prek më shumë ata që nuk kanë pirë kurrë duhan

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.02.2025, 12:40

Një rritje e konsiderueshme shihet vitet e fundit e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë duhan në jetën e tyre, tha agjencia e kancerit e OBSH duke përmendur si faktor “ajrin e ndotur”.

Megjithse fokusi i fushatave kundër kancerit nga mjekësia e përgjithshme janë duhan-pirësit, tashmë kanceri te ata që nuk kanë pirë kurrë duhan është bërë shkaku i pestë në botë për vdekjet, njofton Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit për Kancerin.

Kanceri mushkërive te njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan po ndodh në formën e adenokarcinoma, që është bërë forma dominante e sëmundjes në burrat e gratë në të gjithë botën.

200,000 raste të sëmundjes së rëndë raportohet se janë shkaktuar nga ajri i ndotur në 2022, sipas agjencisë, e cila nuk jepte shkaqet e qarta për ndotjen e ajrit.

Në raportin e publikuar në revistën mjekësore Lancet Respiratory Medicine thuhet se rastet më të shumta regjistroheshin në Azinë lindore, veçanërisht në Kinë.

Drejtuesi studimit Dr Freddie Bray, tha se zbulimet tregojnë nevojën urgjente për monitorim të të dhënave në një kohë kur njerëzit po tymosin më pak sipas këshillës së mjekësisë teksa shëndeti i tyre përkeqësohet.

Kanceri mushkërive mbetet vrasësi kryesor i kësaj kategorie në të gjithë botën teksa në 2022, 2.5 milionë njerëz u diagnostikuan me të.

Adenokarcinoma përbën 45.6% të rasteve globale të kancerit të mushkërive te burrat dhe 59.7% te gratë në vitin 2022. Në vitin 2020 këto shifra qëndronin në 39.0% e 57.1%.

Adenokarcinoma përbën 70% të kancerit të mushkërive te njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan, shton më tej agjencia sipas rrjetit The Guardian.

Zbulimet kanë bërë shkencëtarët të përpiqen të kuptojnë të tjera arsye që shkaktojnë kancerin përveç duhanpirjes, duke u fokusuar te cilësia e ajrit, e ushqimit e ujit, si dhe stili i jetesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit