Vdekja e trishtë e dy vëllezërve: Njëri goditi kokën në dysheme, tjetri kur po kërkonte ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2025, 12:18

Ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e dy vëllezërve, Sabri dhe Novruz Velaj, 90 dhe 85 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër, ka zbardhur shkakun e ndarjes së tyre nga jeta.

Mësohet se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, rreth katër ose pesë ditë më parë. Sabri Velaj ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në dysheme, duke goditur kokën, nga hematoma dhe mosha e thyer e tij ka ndërruar jetë. Dera e dhomës ku ai qëndronte ishte e mbyllur dhe nuk ishte e mundur që dikush të ndërhynte.

Ndërkohë, vëllai i tij Novruz Velaj, i paralizuar prej vitesh, qëndronte në dhomën tjetër. Pasi ka dëgjuar zhurmën e rënies, ai ka tentuar të hapë derën për të parë çfarë kishte ndodhur, por nuk ka mundur dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa kërkonte ndihmë për të hapur derën.

Të dy vëllezërit, të cilët jetonin vetëm, nuk kishin të afërm dhe mbështeteshin vetëm në pensionet e pleqërisë. Banesa e tyre ishte rikonstruktuar tre vjet më parë nga Bashkia Mallakastër.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar më tej detajet e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit