Një rezident i Los Angeles që ishte larguar prej disa javësh prej zjarreve shkatërrimtare, u kthye së fundmi për të gjetur një ari gjigant të zi që ishte strukur në hapësirën poshtë saj.
41 vjeçari Samy Arbid, nuk e kishte idenë e banorit të ri derisa u zbulua nga punonjësit që erdhën për të rilidhur energjinë elektrike, pas zjarreve më shkatërrimtare në historinë e Kalifornisë.
“Ata vendosën një kamera të vogël në hapësirën e poshtme dhe panë që një ari gjigant rrinte aty i trembur”, tha Arbid për rrjetin CBS News.
Ata e quajtën Berry kafshën 240kg, dhe prej peshës së tij të madhe vendosën se nuk e nxirrnin dot me qetësues.
Prandaj e joshën me një gosti me mollë, kikirika dhe pulë të pjekur, sipas studiuesit mjedisor vendas Kevin Howells.
Nuk e desh shumë që Berry të joshej nga ushqimi për të dalë dhe më pas u kap në mënyrë humane nga zyrtarët.
Arbid tha se procesi ishte i lodhshëm dhe se Berry-t iu vendos një qafore gjurmuese dhe u lëshua në pyllin kombëtar të Angeles.
Ariu besohet se u strehua poshtë shtëpisë së Arbid për t’u mbrojtur nga zjarret shkatërrimtare që vranë 17 njerëz dhe prishën rreth 9,000 struktura në zonë, shkruan rrejti Metro.