Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të kërkuar për vjedhje të rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.02.2025, 11:19

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në identifikimin e vendodhjes së dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon informata që mund të ndihmojnë në lokalizimin e dy shtetasve të Shqipërisë.

Personat e dyshuar janë:

Ismail Dishuka (datëlindja: 25.10.1979) Emanuel Shkodra (datëlindja: 11.06.1999) Ata kërkohen për përfshirje në një vjedhje të rëndë dhe janë identifikuar nga policia.

Policia fton qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së dy të dyshuarve.

Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192 ose në adresën e emailit [email protected].

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit