Kërkohet paraburgim për një shpërndarës droge në Shtip, kapet duke shitur kokainë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.02.2025, 19:53

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 18 janar, i dyshuari i ka shitur një personi tjetër gjysmë gram kokainë për 2.500 denarë.

“Më 1 shkurt, në një objekt afarist ku ndodhej i dyshuari është bërë kontrolli dhe aty policia ka gjetur 17 paketime me kokainë, gjithsej 17 gram. Prokurori publik ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Shtip për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore”, thonë nga Prokuroria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit