Në 2019, Edi Rama vendosi që studentët e shkëlqyer, si dhe ata që vijnë nga familje në nevojë, që janë fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës, jetimet, apo personat me aftësi të veçanta, të përfitojnë një bursë financiare prej 10 mijë lekësh në muaj.
Në nëntor, studentët dërgojnë në sekretari dosjen me dokumentet për aplikimin për bursë dhe në janar bëhet shpallja e listës me emrat që janë përfitues. Por se sa zbatohet ky vendim, na e tregon një student në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, i cili thotë se studentët që i përkasin kategorive në nevojë janë përjashtuar nga bursa, pasi atë e marrin fëmijët e ministrave.
Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se në këtë fakultet studion edhe Sonora Manja, vajza 24-vjeçare e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, e cila pajiset çdo vit me bursë. Sipas tij, këtë vit shumë studentë që i përkasin kategorive në nevojë dhe kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme në sekretari, nuk janë pajisur me bursë, pasi lista e përfituesve është mbushur me emra të tjerë e mes tyre edhe vajza e ministrit.
Studentët e përjashtuar nga kjo mundësi dhe e drejtë ligjore kanë bërë disa ankesa në sekretari, por pa asnjë përgjigje. Ata thonë se kjo bursë, sado e vogël, i përjashton ata nga pagesa e tarifës vjetore dhe i ndihmon në plotësimin e disa nevojave bazë.
Por në këto rrethana studentët duhet të ulin kokën dhe të pranojnë talljen që u bëhet kaq haptazi pasi vajza e ministrit Manja është nevojtare më e madhe edhe pse babai i saj në 2023 ka deklaruar një pasuri mbi 1.2 milionë euro dhe nëntor të vitit të kaluar ka kërkuar të bëhet investitor duke ndërtuar vila në Farkë.
Në vitin 2021, ai ka blerë një truall prej 1 mijë m2 buzë liqenit të Farkës për një vlerë të dyshimtë prej 30 mijë eurosh, që është shumë më poshtë çmimeve të tregut. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë aplikuar për një leje ndërtimi në Farkë për një kompleks vilash, duke u bërë investitorë në këtë projekt me Geront e Bledar Çelën e “Brunes”.
Denoncimi i studentit:
Përshëndetje JOQ, doja të beja një ankese te ju pasi në institucionin përkatës s'më japin përgjigje. Jam student i Fakultetit të Drejtësisë dhe me ligj studentët me ndihmë ekonomike, me njërin dhe disa kategori të tjera përjashtohen nga pagesa e tarifës dhe përfitojnë bursë ekonomike. Kam dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm unë dhe shumë shokë/shoqe, por emri ynë nuk korrenspondon te listat për pagesë tarife. Te zyra e sekretarisë s'bëhet fjalë të marrim përgjigje, me e-mail jo e jo. Nuk mund të tallen në këtë mënyrë me lekët qe na takon me ligj ti marrim. E bukura është që shtresat në nevojë s'përfitojnë burse, ndërsa vajza e Ulsi Manjës po, ajo ka më shumë nevojë se ne. Kam derguar vertetim qe trajtohem me ndihme ekonomike ne zyr qe ne nentor I kam dorzuar, por emri s'ka dalë. Shumica keshtu eshte.