Gjendja te DVKM Tiranë: Roja në kafe, numri s’ekziston dhe punonjësit s’vijnë në orar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2025, 09:49

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (DVKM) ka bashkuar zyrat me FNSH dhe shërbimet e këtyre dy institucioneve kryhen në të njëjtë godinë.

Një qytetare që duhej të merrte disa dokumente nga DVKM thotë se ky institucion nuk ka ndryshuar ende adresën në faqen online dhe gjetja e vendndodhjes së re ishte mjaft e vështirë.

Pasi ka gjetur ku ndodhet kjo drejtori, ajo është paraqitur që në orën 08:00 për të mbaruar sa më shpejt dhe për t’iu rikthyer punës së saj.

Por ajo thotë se roja i FNSH nuk i ka lejuar të futen brenda, pasi këtë detyrë e kryen roja i drejtorisë dhe duke qenë se ai ishte në kafe, qytetarët kanë pritur më shumë se një orë në rrugë.

Pasi ka pirë kafen, roja i ka futur brenda, por tani qytetarët presin punonjëset për t’u paraqitur në punë, pasi oraret zyrtare askush nuk i zbaton.

Ajo ka tentuar të telefonojë edhe në numrin e vendosur online për shërbimet e kësaj drejtorie, por ky numër ka rezultuar inekzistent.

Qytetarja e indinjuar thotë se ky është shërbimi që marrin qytetarët nga institucionet që mbahen me taksat e popullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit