Maqedoni: 200.000 qytetarë janë shpërngulur gjatë 20 viteve të fundit, sipas Eurostat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.02.2025, 08:52

Maqedonia e Veriut po e humb betejën kundër largimit të kuadrove të kualifikuar. Të dhënat e Eurostatit tregojnë se të paktën 200,000 njerëz, ose gati 10% e popullsisë totale janë shpërngulur në vende të tjera të Evropës gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kryesisht emigrojnë në vendet perëndimore të BE-së, si Gjermania, Italia dhe Austria, si dhe në Zvicër, e cila nuk është anëtare e BE-së. Megjithatë, një rritje e numrit të emigrantëve nga Maqedonisë së Veriut është vërejtur edhe në vendet anëtare të BE-së më afër saj, si Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria, gjatë viteve të fundit.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, Maqedonia e Veriut ka një nga nivelet më të larta të largimit të kuadrove të kualifikuar në botë.

Të rinjtë janë të zhgënjyer nga niveli i lartë i korrupsionit në vend, mungesa e mundësive dhe perspektiva e pasigurt për të ardhmen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit