Arratiset nga burgu i Shënkollit i dënuari për dhunë në familje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2025, 08:58

Një i dënuar është arratisur nga burgu i Shënkollit.

Sipas informacionve të deritanshme, i burgosuri Daut Hysen Laze, i datëlindjes 30.08.1976, lindur në Çorovodë dhe banues në Tiranë, ka munguar në apelin e mëngjesit në IEVP Lezhë.

Ai ishte arrestuar më 16.11.2021 për dhunë në familje dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ende nuk dihen rrethanat e plota të arratisjes së tij, ndërsa autoritetet janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit