Duhet të kryejë një ndërhyrje urgjente në tru, 19-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.02.2025, 22:20

Një thirrje e dhimbshme për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Antonela Sade, një vajzë 19-vjeçare nga një fshat i Elbasanit që po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

Pas kohësh të gjata me dhimbje të forta të kokës dhe shqetësime të tjera, mjekët e kanë diagnostikuar atë me një sëmundje të rëndë: aneurizma, një gjendje që shkakton zmadhimin e venave dhe rrezikon hemorragji cerebrale.

Për Antonelën, kjo diagnozë kërkon një ndërhyrje urgjente në tru, por fatkeqësisht shuma monetare për ndërhyrjen është e papërballueshme për familjen e saj. Me shumë guxim dhe shpresë, ajo bën thirrje për ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë:

"Çdo ndihmë, sadopak, për mua vlen shumë. Duke shpresuar që t’ia dal me sukses, ju falënderoj nga thellësia e shpirtit për kontributin tuaj," shkruan Antonela në apelin e saj prekës në GoFundMe.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë këtë vajzë të re në betejën e saj për jetë, mund të kontribuojë përmes platformës GoFundMe.

Ndihma juaj mund të jetë shpëtimtare për Antonelën dhe të rikthejë buzëqeshjen në jetën e saj.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit