Nuk dimë çfarë po hamë, vihet në pikëpyetje siguria ushqimore në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.02.2025, 20:09

Siguria ushqimore në Shqipëri përbën shqetësim për konsumatorët, të cilët shprehin pasiguri për produktet që blejnë, si frutat, perimet dhe produktet shtazore. Ata ankohen se ushqimet kanë pesticide dhe nuk kanë shije.

“Të gjitha me helme janë. Ne e konstatojmë këtë nga bërthamat e papjekura të perimeve”- thotë një qytetar në një prej tregjeve në Tiranë.

“Dallohen ato. Patatet ndonjëherë janë jeshile”- thotë një tjetër qytetare.

“Janë me pesticide të gjithë fruta perimet. Nuk kanë fare shije. Domatet pa shije, speci po ashtu. Edhe mishi në disa vende nuk ka fare shije. Në disa vende është pak më i mirë. Nuk dimë fare se çfarë hamë”- u shpreh një qytetare tjetër.

Këto shqetësime lidhen me problemet që mbart industria e përpunimit ushqimor dhe sektori bujqësor si, paqartësia e pronës, parcelizimi i tokës, informaliteti, edukimi i punonjësve apo qasja në sistemin financiar bankar.

“Dy problemet kryesore që kemi konstatuar janë përdorimi mbi normë i pesticideve, dhe i pesticideve të ndaluara te fruta perimet nga ana e fermerëve dhe gjithashtu përdorimi i mbetjeve ose i antibiotikëve në produktet më origjinë shtazore”

Shkaktarët e këtyre shqetësimeve janë shumëfaktorëshe: përdorimi i pesticideve mbi normën e lejuar te fruta-perimet nga ana e fermerëve dhe gjithashtu përdorimi i mbetjeve ose i antibiotikëve në produktet më origjinë shtazore, fragmentarizimi i fermave dhe mungesa e gjurmueshmërisë së produkteve.

Ndërkohë, sektori bujqësor dhe ai ushqimor përballen me sfida të tilla si informaliteti, dobësitë në kontrollin e përdorimit të pesticideve dhe antibiotikëve, si dhe mungesa e një infrastrukture të duhur për kontrollin e sigurisë ushqimore. Edhe pse autoritetet bëjnë inspektime dhe ndihmojnë me projekte, shumë produkte vazhdojnë të kenë mbetje të rrezikshme.

“Industria ushqimore përballet shumë edhe me atë që ne e kemi si plagë dhe nuk po e shërojmë dot që është informaliteti. Rëndom në treg ju do të shikoni produkte që vijnë nga dy botë të ndryshme. Nga ajo bota industriale që është e formalizuar dhe që respekton të gjitha standardet dhe çertifikimet dhe atë që është e rëndësishme gjurmueshmërinë dhe nga ajo bota tjetër e cila është toleruar të ekzistojë, që janë operatorët informalë”-shprehet Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit