OBSH-ja ngre alarmin, Shqipëria është një nga 10 vendet më të ndotura në botë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.02.2025, 18:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për ndikimin serioz të ndotjes së ajrit në shëndetin global, duke e quajtur atë një "vrasës të heshtur".

Sipas të dhënave, ndotja e ajrit është një faktor kyç në 36% të vdekjeve nga tumoret, 34% të vdekjeve nga goditjet në tru dhe një përqindje të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët theksojnë se përveç ajrit të ndotur, faktorë si duhanpirja, ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme ndikojnë në rritjen e këtyre sëmundjeve.

Edhe në Shqipëri, ndotja e ajrit ka një ndikim të madh në shëndetin publik, duke u renditur si faktori i pestë kryesor i vdekjeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), ndotja e ajrit në vendin tonë shkakton rreth 4,600 vdekje në vit.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 është 16.7 mikrogramë për metër kub, pothuajse trefishi i normës së lejuar nga OBSH, duke e renditur Shqipërinë mes 10 vendeve më të ndotura në botë.

Ekspertët rekomandojnë masa urgjente për të ulur ndotjen dhe për të mbrojtur shëndetin publik, përfshirë reduktimin e emetimeve ndotëse, mbështetjen e politikave mjedisore dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rreziqet që sjell ajri i ndotur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit