Drithi modern, ‘helmi kronik i përkryer’, thotë kardiologu amerikan

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.02.2025, 18:11

Pas kërkimeve të gjata kardiologu William Davis, ka publikuar një libër mbi grurin që prodhohet e konsumohet aktualisht në botë, për të cilin thotë se është ‘një helm kronik i modifikuar’, si dhe arsyeja e shumicës së sëmundjeve kronike të njeriut “modern”.

Konkluzionet e doktorit vijnë në një kohë kur dhe studiuesja britanike Natasha McBride thotë se gruri i përdorur sot si rezultat i modifikimit gjenetik, është i rritur në masë dhe i zhveshur nga vlerat ushqyese.

“Në të kaluarën buka e drithi ishin ushqimet më luksoze të njeriut, më shumë se mishi, perimet apo frutat, kjo prej kohës e mundit që nevojitej në mbjellje, korrje, bluarje e të tjera. Ndërsa sot ajo është kthyer në komoditetin më të gjindshëm pasi është e prodhuar masivisht dhe pa vlera ushqyese, por ndoshta vetëm me përbërës të dëmshëm si pesticidet”, thotë McBride.

Dr. Davis thotë se industria aktuale nuk rikthehet dot në bujqësinë e mëparshme të drithit prej humbjeve që do të pësonte, por ndërgjegjësimi ka bërë që shumë njerëz të qëndrojnë larg drithërave dhe si rezultat po humbasin peshë në mënyrë të konsiderueshme.

"Po shikojmë mijëra njerëz që humbasin menjëherë në peshë nga refuzimi drithërave, diabetikët nuk janë më diabetikë, njerëzit po humbasin ënjtjet e këmbëve, problemet me stomakun, depresionin”.

Për të arritur këtë Davis sugjeron ngrënien e "ushqimeve të vërteta," përkundër atyre të përpunuara ose të mbushura me sheqer ose pesticide. Ai sugjeron mishin, fruta, avokado ose perime, që të kenë sa më pak shanse të jenë modifikuar nga korporatat e agrobiznesit dhe bujqësisë industriale.

Davis shkon edhe më tej duke thënë se rrjete të njohura këshillash të dietës ose nutricionit janë krijuar vetëm për të ofruar një “alternative të keqe” dhe “për të të bindur në konsumin e drithit të përpunuar e modifikuar”.

"E gjithë kjo literature është aty për të zëvendësuar diçka të keqe, për të të thënë se produktet e zbukuruara janë më pak të këqija, si ‘drithëra organike, integrale’ apo të tjera si këto. Është njëlloj si të të këshillonin pi cigare me filter ose pa filtër, kjo është një logjikë me shumë gabime. Nëse do të shkosh në nivelin tjetër, eliminoji këto drithëra, atëherë do të shikosh përmirësimin e transformimn e shëndetit tënd”, thotë doktori per CBS.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit