Fermerët korçarë hedhin qepët prej mungesës së tregut, qeveria nuk jep zgjidhje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.02.2025, 17:45

Fermerët e fushës së Maliqit, të cilët kanë prodhuar qepë, kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të konkurrencës nga qepa e importuar nga Serbia dhe mungesës së tregut.

Ata shpjegojnë se çmimi shumë i ulët i tregut dhe mospërputhja mes ofertës dhe kërkesës kanë bërë që ata ta hedhin qepën në kanale. Tregtarët në kryeqytet raportojnë çmime prej 50 deri në 70 lekë për kilogram, ndërkohë që vlerësojnë se prodhimi nga fermerët e Korçës është shumë më i lartë se kërkesa e tregut vendas.

“Atje e marrim. Po duhet të kesh kushte me e ruajtur se tani për momentin tregu është shumë i lirë, ka shumë dhe tani për momentin nuk ka tërheqje, s’ka njerëz. Është konsum i vogël, nuk është diçka që konsumohet shumë vetëm për gatim. 75 ditë pas prodhimit ruhet pa problem pastaj fillon, çdo punë ka firo dhe ato kanë firot e veta dhe ne që e shesim këtu kemi”, tha fermeri.

Ndërsa qepa e kuqe është më e shtrenjtë. Një kilogram arrin deri në 130 lekë.

“Është produkt importi se vendi s’ka të kuqe, s’ka pas, kanë kultivuar më shumë të bardhën dhe kjo është arsyeja që kjo është më shtrenjte dhe kjo më lirë”, tha nje tjeter.

Pavarësisht çmimeve, konsumatorët shpesh blejnë sasi të vogla qepësh, jo më shumë se një kilogram në javë, pasi ky produkt nuk është shumë i kërkuar dhe përdoret kryesisht për gatim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit