“Plagosja” te Vau i Dejës, çfarë ndodhi në të vërtetë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 03.02.2025, 16:58

Rreth orës 11:20 të ditës së sotme, Komisariati i Policisë në Vau i Dejës mori një telefonatë nga një qytetar, i cili raportoi se ishte plagosur në një stan në zonën e “Fushës së Liqenit,” në fshatin Shllak.

Pas verifikimeve të para, rezultoi se shtetasi F. D., i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, nuk kishte pësuar dëmtime fizike, por ndodhej në gjendje kritike për shkak të temperaturave të ulëta, duke përjetuar ngrirje të gjymtyrëve. Ai kishte kërkuar ndihmë për të përballuar situatën.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, efektivët e policisë po e transportonin F. D. me këmbë deri te autoambulanca, e cila kishte mbërritur pranë zonës së ngjarjes. Aktualisht, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit