Trupi i pajetë gjendet në kanal, familja e të moshuarit denoncoi zhdukjen disa ditë më parë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 03.02.2025, 15:47

Para disa ditësh, në redaksinë tonë mbërriti një denoncim nga familjarët e një të moshuari të zhdukur, Rasim Prodani, banues në fshatin Dushk të Lushnjës. Rasti u publikua me foto dhe detaje të fundit mbi vendndodhjen e tij.

Sot, familjarët kanë njoftuar se trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur në një kanal. Sipas të dhënave të para, ai është përplasur nga një automjet dhe më pas është hedhur në kanal, në rrethana që ende mbeten të paqarta.

Mesazhi i plotë:

Xhaxhai u gjet i vdekur😔 E kishin perplas me makin dhe e kan hedhur ne kanal Njerez te pa shpirt”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit