Armen Sarkisyan, drejtues i një batalioni që lufton në Ukrainë, vdiq bashkë me rojën e tij të trupit.
Një bombë që shpërtheu sot në hyrjen e një pallati apartamentesh luksoze në Moskë ka vrarë një lider paramilitar pro-rus nga Ukraina lindore, bashkë me rojën e tij të trupit.
Bomba shpërtheu sapo viktima me rojet hyri në recepsionin e kompleksit rezidencial Velat e Kuqe, në brigjet e lumit të Moskës, njoftonin mediat ruse.
Agjencia Tass tha se shpërthimi ishte një sulm ndaj Armen Sarkisyan, i cili drejton federatën e boksit në rajonin e ankesuar të Donetsk, dhe ka themeluar një batalion ushtarak që lufton kundër forcave të Ukrainës.
Ai ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë por më vonë vdiq nga plagët, ndërsa bodyguardi i tij kishte vdekur menjëherë, sipas agjencisë Tass.
Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, i cili përshkruhej nga zyrtarët rusë të sigurisë si atentat me shënjestër të qartë.
Zhvillimi vjen teksa Ukraina ka eliminuar në atentate të ngjashme dhjetra zyrtarë të instaluar nga Rusia në rajonet e aneksuara lindore.
Në pamjet e ndërtesës në veriperëndim të Moskës shihej salla e dëmtuar nga shpërthimi, xhamat dhe dera e thyer prej eksplozivit.
Zyrtarët ukrainas e përshkruanin Sarkissian in 2014 si “autoritetet i krimit” i lidhur me ish-presidentin pro-rus të Ukrainës Viktor Yanukovych, i cili u largua drejt Rusisë në 2014, pas trazirave të përgjakshme që ndryshuan pushtetin në Ukrainë nga pro-rus në pro-BE.
Pas kësaj Kievi nisi fushatën ushtarake kundër zonave rusisht folëse në lindje të vendit.
“Ukraina ka kryer një sulm terrorist në kompleksin elitar Alye Parusa [Vela e Kuqe]. Sulmet terroriste të Ukrainës po i afrohen gjithnjë e më shumë elitës ruse,” shkruante sot analisti rus Sergei Markov, duke shtuar se shërbimet e inteligjencës nuk janë të afta të ndalojnë akte të tilla.
Muajin që shkoi Ukraina pranoi vrasjen në atentat të gjeneralit Igor Kirillov me një bombë të fshehur në një monopatinë të parkuar pranë shtëpisë së tij.