Në Santorini nis rrëshqitja e dherave, shqiptarët të shqetësuar për fatin e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2025, 13:46

Pas tërmeteve të vazhdueshme në Santorini, autoritetet lokale kanë paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në disa zona të ishullit.

JOQ ALBANIA ka siguruar disa pamje që tregojnë pluhurin e ngritur pas një rrëshqitjeje dheu në gjirin e Athinios. Për shkak të rrezikut të mundshëm, banorët dhe vizitorët e ishullit kanë marrë një mesazh paralajmërues nga numri 112 dhe janë marrë masa për të ndaluar aksesin në tre zona të caktuara: Ammoudi, Armeni dhe Porti i Vjetër i Firës.

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë ishull thonë se nuk kanë mundur të largohen dhe nga frika e paniku po qëndrojnë në ballkonet e shtëpive. Ata ende nuk dinë çfarë do ndodhë me fatin e tyre pasi biletat e trageteve dhe avionëve po shiten me çmime ekstreme dhe në sasi të limituara.

Ata thonë se nga çasti në çast tërmetet shtohen dhe madje me intensitet më të lartë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Santorini dhe zonat përreth janë goditur nga 200 tërmete, shumë prej tyre me magnitudë 4 ballë, ndërsa më i forti ka qenë 4.9

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit