Banorët në Farkë mblidhen për të shtruar vetë rrugën pas 20 vitesh harresë nga bashkia e Tiranës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.02.2025, 13:01

Në një denoncim të trishtë të ardhur sot në redaksinë e JOQ, banorë të zonës së Farkës në verilindje të Tiranës raportojnë sesi rruga e tyre është lënë prej 20 vitesh në gjendje të shkatërruar.

Në pamjet e dërguara shihet gjendja e rrugës së pashtruar dhe me gropa të mbushura me ujë, që bëjnë të pamundur kalimin e rezidentëve si dhe dëmtojnë automjetet.

Banorët shtojnë se prej të paktën 20 vitesh gënjehen nga zyrtarët e bashkisë që u premtojnë riparimin e rrugës, me zotime të përsëritura pa pendesë megjithëse asnjë veprim nuk është marrë.

Vendasit tashmë janë mbledhur për të riparuar rrugën me shpenzimet e tyre, në një kohë kur bashkia mbledh taksat duke pretenduar se kujdeset për shërbimet apo infrastrukturën qytetare.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje kemi nje problem me rrugën, njesia bashkiake numer 2, rruga Shefqet Ndroqi, jemi mbedhur vet si banor per ta rregulluar pasi kemi 20 vite me te njejtin problem, i kemi ber kërkesat ne bashkin Farke, kemi te gjitha firmat e banoreve, 20 vite garant i njejti problem, vetem na genjejn do fillojn kete muaj, ose kte muaj. Ju lutem na ndihmoni se ngelem duke kaluar me çizme, rruga ‘Riza Abazi’ quhet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit