Maturantët denoncojnë pamundësinë e regjistrimit brenda afateve të e-Albania

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.02.2025, 11:11

Në ditën e hapjes zyrtare të regjistrimeve online për provimet e maturës, studentët raportojnë masivisht se faqja e-Albania nuk funksionin e nuk pranon regjistrimet e tyre.

Ministria e arsimit ka lënë një afat 10-ditor për regjistrimet e rëndësishme të nxenësve të shkollave të mesme, ndërsa pengesat apo mos funksionimet e sistemit bëjnë edhe më stresuese situatën e tyre.

Nxënësit e shkollës në Tiranë dëshmojnë se masivisht nuk bëjnë dot regjistrimin në rrjetin zyrtar e-Albania, çka kërkohet si kriter nga mësuesit e tyre.

Teknologjia në procedurat burokratike po promovohet me forcë nga autoritetet qeveritare si zgjidhja ‘e të ardhmes’, në një kohë kur shpesh është dëshmuar se sistemet e tyre kanë penguar dhe vonuar qytetarët në marrjen e shërbimeve.

Teksa denonconin shqetësimin e tyre, nxënësit kërkojnë ndihmën e redaksisë së JOQ për vënien në lëvizje të zyrtarëve përgjegjës.

Ata shkruajnë:

Nuk aplikojme dot per te bere provimet e maturës, të gjithë nxenësit e shkollës. Kur e ka gjithe shkolla, duhet ta kene te gjithe shkollat e tjera besoj. Faqja nuk hapet fare ...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit