Përplasen kokë më kokë makinat në aksin Gramsh-Cërrik, humb jetën 50-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2025, 10:34

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”.

Një 50-vjeçar me iniciale A.H ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur edhe shoferi i automjetit tjetër së bashku me një pasagjerë tjetër.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit