Festime Mjeshtri si Erion Isai: Fut në listën e të pastrehëve drejtorët dhe punonjësit e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2025, 10:28

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi skandalin e radhës nga kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai dhe nënkryetari i tij.

Ky i fundit, me anë të një dokumenti ka futur në listën e të pastrehëve drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative në Bashkinë Ersekë por edhe Bashkinë Kolonjë. Edhe pse me postin që mbajnë nuk janë aspak të varfër, fakti që drejtorët dhe punonjësit e bashkisë shpërndajnë çdo ditë postimet e Isait e qeverisë ka shërbyer si shpërblim për ta.

Por kjo skemë, ku drejtorët dhe familjarët e tyre përfitojnë qyl nga bashkia ku punojnë, nuk është rasti i parë.

JOQ ALBANIA ka mësuar se kjo skemë praktikohet edhe në Bashkinë Bulqizë që drejtohet nga Festime Mjeshtri. Nënkryetari i kësaj bashkie, Haxhi Pulja, më 21 nëntor të vitit të shkuar ka firmosur listat e reja për familjet që marrin statusin si të pastrehë dhe përfshihen në programin e banesave me kosto të ulët.

Ashtu si edhe në Ersekë, ajo që bie në sy është fakti se pjesë e kësaj liste janë drejtues të institucioneve të ndryshme në Bashkinë Bulqizë, por edhe kryetarë të njësive administrative. Duke përfituar nga puna e tyre dhe shërbimi që i bëjnë Mjeshtrit dhe qeverisë me komente në rrjetet sociale, ka mjaftuar që të përfitojnë qyl dhe padrejtësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit