Ka humbur terësisht dëgjimin prej vitesh, 23-vjeçari ka nevojë për ndihmën tuaj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.02.2025, 21:22

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e Fatjonit, një djalë 23-vjeçar që prej vitesh ka humbur terësisht dëgjimin për shkak të humbjes së nervit të dëgjimit.

Për të rikthyer sadopak shpresën dhe për t'i mundësuar një jetë normale, Fatjoni ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale të avancuar përmes vendosjes së një implanti koklear. Kostoja e operacionit është plot 80,000 euro, një shumë të cilën familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë.

Prandaj, kërkohet ndihma dhe solidariteti i gjithë qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht, qoftë edhe me një shumë modeste. Çdo ndihmë i shton shpresat Fatjonit për t'u kthyer në një jetë të zakonshme, si gjithë të rinjtë e tjerë.

Ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të kontribuojnë përmes platformës GoFundMe të hapur nga familjarët e tij.

Bashkë mund ta bëjmë realitet këtë ndërhyrje që mund t'i ndryshojë jetën Fatjonit!

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit