“Je mbipeshë, do të çash gomat”, taksisti lë në mes të rrugës reperen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.02.2025, 19:44

Reperja amerikane Dank DeMoss e njohur me emrin artistik Big Dank ka paditur shoferin e një taksie, i cili nuk e pranoi në makinë prej peshës së saj.

“Më falni, por nuk mund të futeni në makinë, përndryshe gomat do të shpërthejnë”, i tha shoferi i taksisë reperes.

Madje, i sugjeroi të merrte një makinë më të madhe, mbylli dyert dhe u largua duke e lënë të priste në rrugë.

Sipas reperes, prej këtij veprimi nuk ishte në gjendjte të merrte pjesë në festën e të afërmit të saj dhe fjalët e shoferit i shkaktuan siklet, pakënaqësi e ankth dhe për këtë arsye kërkon kompensim nga ana e shoferit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit