120 euro për një picë, pronari i acaruar nga kërkesat e klientëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.02.2025, 19:14

Një restorant britanik ka shtuar në meny picën me ananas me çmimin marramendës prej 120 euro.

Një çmim që ka ngritur mjaft polemika, se një picë e tillë, në një restoranti tjetër "Lupa Pizza" në Norwich, Angli kushton 10 herë më pak.

Mirëpo, Francis Woolf, një nga pronarët e restorantit, "e urren" këtë kombinim. Madje, ata që e porositin, ai i quan “përbindësha”.

Pica me ananas është e disponueshme përmes shpërndarjes me motor të picave nga "Deliveroo", por me një mbishkrim të veçantë: "Po, për 100 paund mund ta marrësh. Porosit edhe shampanjë. Vazhdo, përbindësh!"

Kjo është një përpjekje për të mbrojtur picën napolitane, e cila u shpall pjesë e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit nga UNESCO, në vitin 2017. Ata e konsiderojnë shtimin e ananasit si një largim ndaj traditës, duke i dhënë kështu rëndësi ruajtjes së kësaj pjate italiane të shenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit