Pas vitesh neglizhencë, bashkë me mbeturinat kalben edhe koshët në Berat

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 02.02.2025, 16:34

Banorë të fshatrave Pobrat e Vajvodë në Berat denoncuan sot në redaksinë e JOQ gjendjen e mjeruar të mbledhjes së mbeturinave nga agjencitë e qytetit.

Në imazhet e dërguara shihet rruga kryesore pranë shkollës 9-vjeçare të fshatrave të komunës Kutalli, ku fëmijët duhet të kalojnë përditë mes mbeturinave si pasojë e neglizhencës e paaftësisë së zyrtarëve të Dimalit.

Koshë të ndryshkur e të shtrembëruar mbeturinash shihen mes pirgut të papastërtisë dhe dëshmojnë kohën e gjatë të inkompetencës së bashkisë.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshendetje. Fshati pobrat dhe vajvodë. Pranë shkollës 9 vjecare pobrat. plehrat disa vjet pa hequr dhe koshat janë kalbur. Rruga kryesore qe shkojn fëmijët ne shkollë përditë. Situatë alarmante!! Bashkia dimal, ish komuna kutalli, ësht rrezik sëmundje për femijët"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit