Neglizhenca e mjekëve bën që babai i foshnjes të kërcënojë me ‘zjarrvënie’ në urgjencën e Beratit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 02.02.2025, 15:36

Një denoncimi i ardhur në redaksinë e JOQ ka ekspozuar sjelljen neglizhente të mjekëve dhe punonjësve në urgjencën e Beratit, si dhe kushtet e papastërtisë së institucionit të rëndësishëm shëndetësor.

Qytetari tregon se gripi i rëndë i vajzës së vogël 7-muajshme nuk merrej seriozisht nga mjeku i reanimacionit, derisa gjendja e saj u përkeqësua dhe babai nisi të humbasë kontrollin duke kërcënuar për dhunë apo veprime ekstreme.

Babai i foshnjës u detyrua të kërcënonte me zjarrvënie që mjekët të viheshin në lëvizje për bijën e vogël me rast të rëndë gripi, kollë e temperaturë të lartë.

Në raportimin e detajuar nga babai, shtohet se kushtet e higjenës gjithashtu ishin poshtë çdo standarti në spital, me krevate pa çarçafë dhe sanitare që nuk kryenin detyrat e tyre.

Ankesat përfshinin gjithashtu procedura të gabuara nga doktori që pretendohet se quhet ‘Ladi Kumaraku’ ndërsa shprehet mirënjohës përmirësimin e mëpasshëm të gjendjes shëndetsore të së bijës.

Denoncimi:

Neglizhenca eshte bere si rutine per mjeket Shqiptar edhe vajza ime me grip vetem 7 muajshe desh me iku nga duart, vetem sepse nje doktor Lad Kumaraku ne Berat ne Reaminacionin e Pediatrise ja hoqi mjekimet, e si pasoje vajza u be shum keq arriti deri ne piken e fundit. U thash disa her ju lutem te vij mjeku ta shohi pasi vajza eshte keq por vajza vetem perkeqesohej dhe une thash ‘do i ve flaken spitalit me cka brenda’, vetëm ateher erdhi mjekja e filloi i beri ato mjekime vajzes. Ka patur kolle vajza pa ndaluar asnje sekonde per dy ore rresh sa u lodh aq shum sa i iku fytyra.

“Pastaj naten e ka gdhire dhe doktoresha dhe infermieret pasi kishin frik mos i ndodhte gje vajzes dhe tha qe me vajzen time ka kaluar rastin me te veshtire ne 35 vite pune . Ne ishim ne reanimacion dhe asnje doktoreh nuk vinte ti shikonte femijet kur nderronin turnet pasi sipas stafit aty nuk i linte Lad Kumaraku pasi ishte ai shefi aty e sdonte te fuste njerez te tjere

“Por do ju tregoj dhe nje video te banjes ne Reanimacionin e femijeve ishte tmerr . Ato sanitaret sa talleshin vetem i fusnin nje lecke dhomes , nuk fshin kurr as pluhra as të ndrronin çarçafë, le qe as carcaf skishte aty. Por banjon se preknin kurre kalova 7 dite ne ate spital dhe nje tape vigoni po 7 dite aty mbeti askush se fshiu e se lau banjon e reanimacionit te femijeve. Njeher qe i tham infermieres ne qe ska ardhur njeri te laj dhomen erdhi diten tjeter sanitarja ne pik te mengjesit dhe na zgjoi femijet nga gjumi duke bertitur pse i that ju asaj un lava .

Vetem neglizhenca ben te mundur qe femijet tone te kalojne ne fazen e fundit U bllokua vajza nga sekrecionet sepse ky dr Ladi i hoqi me aerosol me lavazh hundesh vetem me nje serum. Nuk kam frik askend dhe e ballafaqoj ne cdo vend te mundshem ate doktor Ladin. Se ma ruajti Zoti se te ishte per te sdo kisha femije sot gjalle une.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit