Arsyet pse kripa dhe mineralet e saj janë të domosdoshme në dietën e njeriut

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 02.02.2025, 14:56

Megjithëse në shumë raste ka kontradikta për aspekte të ndryshme të dietës tonë, kripa e detit hyn në artikujt që duhet të konsumohen përditë nga njeriu për të ruajtur nivelet e mineraleve dhe ruajtur hidratimin në trup.

Kripa ka luajtur rol parësor që prej lashtësisë madje dikur përdorej dhe në vend të valutës, edhe pse çuditërisht dekadat e fundit është demonizuar nga stabilimenti që preferon produktet e korporatave të mëdha.

Idea se një dietë me kripë të pakët është e mirë me njeriun, është bazuar në një shkencë të gabuar, shkruan rrjeti mjekësor Drstevenlin.

Trupi ka nevojë për mineralet e shumta e të domosdoshme të kripës ndërsa pretendimet se ajo ndikon në rritjen e tensionit të gjakut te njeriu, nuk janë provuar kurrë.

Por një dallim duhet të bëhet mes kripës industriale dhe asaj të papërpunuar, pasi e para rezulton e zhveshur nga mineralet e rëndësishme dhe ndoshta e kontaminuar me shtesa kimike që mund të ndikojnë negativisht në shëndet.

Kripa luan rol parësor në absorbimin e ujit nga qelizat e trupit të njeriu duke reduktuar dehidratimin që shkakton shumë probleme kronike te njeriu.

Shenjat e mungesës së kripës në dietë janë pikërisht reduktimi i hidratimit, veçanërisht te atletët, ngërçe të muskujve, dhembje koke e rrezik të atakut kardiak.

Më parë mjekësia pretendonte se trupi i njeriut nuk mund të rregullojë saktësisht nivelin e tij të kripës, duke besuar se nëse konsumon më shumë kripë, bëhesh më i etur.

Por gjithnjë e më shumë studimet po zbulojnë se në fakt konsumi i kripës shton masën e rezervuar të ujit në trup, duke e bërë atë më pak të etur.

Kjo do të thotë se trupi i jep prioritet niveleve të kripës, çka përmirëson metabolizmin në mënyrë pozitive.

Katër tipet kryesore të kripës janë kripa e përpunuar për konsum e tavolinës, kripa e detit, kripa shkembore e Himalajeve, dhe kripa e zezë Keltike e mbledhur në veriperëndim të Francës.

Çdo kripë natyrale është stimuluese e mirëqenies, përveç kripës së tavolinës është e përpunuar dhe e mbetur vetëm me klorur natriumi.

Të gjitha kripërat natyrale janë të kompletuara me rreth 70-80 minerale të ndryshme, thelbësore për mirëqenien tonë.

Kripërat e detit përmbajnë jod, përkundër ‘kripës së jodizuar’ komerciale që mban versione me vlera të ulëta të jodit.

Mineralet e kripës natyrale shkëmbore ose të detit ndihmojnë shumë funksione trupore si ato muskulore, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe krijojnë një balancë të shëndetshme pH në qelizat e trupit, duke ruajtur gjendjen alkalike (bazë) të tyre dhe reduktuar aciditetin që shkakton inflamacion.

Kripa keltike nga Bretagna e Francës konsiderohet nga më natyralet pasi mblidhet nga vaskat e thara të ujit të detit me metodat tradicionale, dhe ka nje numër me te madh mineralesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit