30-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Greqi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 02.02.2025, 14:14

Mediat greke raportojnë sot se 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në veri të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në Tagarades të komunës Thermi të Selanikut.

Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar, ende i paidentifikuar publikisht, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse.

Katër efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili tragjikisht kishte ndërruar jetë në vend. Policia tha se po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit