Arben Bora, i biri i komunistit të fundit Ramiz Alisë, raportohet se aktualisht është President i Auxiga, një kompani lidere në Francë dhe Belgjikë për garancitë mbi stoqet.
Ai banon në Paris dhe tashmë është koka e kompanisë që mbulon kreditë për firmat më të mëdha në të gjithë Europën duke simbolizuar kështu pasurimin që i ka sjellë komunizmi familjes së tij dhe lehtësimin e jetesës dhe të ardhmes së fëmijëve të ish-liderëve komunistë.
Njihet si i biri i ish-Presidentit shqiptar komunist, kokës së Partisë së Punës dhe krah i djathtë i Enver Hoxhës. Tashmë ai ka lënë pas Shqipërinë dhe vendlindjen e të atit për sektorin financiar ndërkombëtar duke synuar përtej Shqipërisë.
Në prill të vitit 1985, Ramiz Alia u emërua pasues i Enverit në shtëpinë e këtij të fundit. Kur mjekët i dhanë lajmin se Enveri vdiq. Haxhi Lleshi në korridoret e vilës së Hoxhës në Tiranë i është drejtuar me fjalët. “Të rrojë Partia, të rroni ju shoku Ramiz”, duke nënkuptuar se vendin e Enverit mund ta zinte vetëm ai.