Modelja e TikTok vdes nga ataku kardiak pas operacionit të dobësimit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 02.02.2025, 11:44

Një modele e njohur e rrjetit dhe nënë e një fëmije, ka vdekur nga ataku kardiak tre ditë pasi kreu një procedure të dështuar kozmetike në Meksikë.

27 vjeçarja Denisse Reyes kishte nisur të përkeqësohej pas operacionit të dobësimit më 26 janar në klinikën San Pablo në Tuxtla Gutiérrez, nga një kirurg që sipas familjes, nuk ishte i autorizuar të kryente procedurën,.

Xhaxhai i të ndjerës Ammao Rodríguez, tha për rrjetin Daily Mail tha se Denisse pësoi atak kardiak pak pas procedurës dhe u transferua në kujdesin intensiv të spitalit Manzur.

Nuk dihen arsyet e atakut kardiak por gjendja e të resë u përkeqësua deri sa ajo humbi jetën më 29 janar.

Motra e Denisse, Massiel Reyes i bënte homazhe të ndjera yllit të njohur të rrjeteve sociale, duke thënë: "Ditën që të thashë lamtumirë, të përqafova e të thashë ‘Shihemi në Tampico', nuk doja të të lija të shkoje”.

"Situata në të cilën motra ime humbi jetën është private, prandaj kërkoj respekt për dhimbjen e nënës time dhe të nipit tim Matías”, tha ajo duke iu referuar të birit të modeles.

Xhaxhai saj tha: "Autoritetet do të bëjnë drejtësi për vdekjen e Denisse dhe doktori duhet të mbajë përgjegjësi për vperimet e tij”

"Nuk është e drejtë që ajo të ishte mirë pas operacionit dhe më pas shëndeti i saj të përkeqësohej deri në vdekje”, tha Rodríguez.

Autoritetet mjekësore nuk kanë dhënë një deklaratë mbi akuzat e familjarëve ndaj doktorit dhe as ky i fundit nuk është shprehur publikisht, shkruan rrjeti The SUN.

Xhaxhai i të ndjerës Ammao Rodríguez (ne foto), tha për rrjetin Daily Mail tha se Denisse pësoi atak kardiak

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit